Haradinaj para takimit me krerët e koalicionit takon zëvendëskryeministrin Tahiri

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, para takimit ndërmjet krerëve të koalicionit qeverisës dhe kryeministri Hoti, ka takuar Besnik Tahirin që është zëvendëskryeministër.

Tahiri këtë vizitë të Haradinajt e ka quajtur nderë të veçantë.

“Nder i veçantë për mua dhe ekipin tim me rastin e vizitës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Përkrahja e tij për proceset nacionale është motivim dhe siguri për punë në proceset që na presin në të ardhmen. Sot jemi më të fuqishëm dhe më të fokusuar në këto procese të rëndësishme, për Kosovën shtet!”, ka shkruar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme