Haradinaj para ushtarëve të FSK-së: Jemi të gatshëm të garantojmë paqen në vend e rajon

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 11:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës organizuar nga ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën “Adem Jashari” tha se po dëshmohet se jemi të gatshëm të garantojmë paqen në vend e rajon, raporton Ekonomia Online.

“Sot para një viti miratuam tre ligje për ushtrinë tonë kam deklarua se ne po vijmë në paqe dhe për herë të parë ne jemi të gatshëm të garantojnë paqen në vend dhe rajon dhe t’i përmbushim detyrimet kushtetuese në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit territorial”.

Ai më tej ka shtuar se institucionet duhet të jenë të gatshme tu përgjigjen sfidave, sic është ndikimi rus në Ballkan, kjo ngase sipas tij, liria dhe tërësia territoriale janë bazike për vendin.

“Ne duhet të jemi të aftësuar tu përgjigjemi sfidave siç janë shtrirja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes kërcënimeve hibride. Vlerat e lirisë dhe tërësia territoriale janë bazike për ne dhe jemi të gatshëm nga çdo sfidë”, ka thënë Haradinaj.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se ushtria e Kosovës do të jenë në funksion të përmbushjes së misionit kushtetues.

“27 nëntori është dita kur unë së bashku me ushtarët e FSK-së kujtojmë të kaluarën që e bëmë së bashku dhe reflektojmë për rrugën që e trasojmë përpara”.

“Pas një rrugëtimi krah për krah me aleatët tanë arritëm që vitin e kaluar me 14 dhjetor ta kurorëzojmë objektivin tonë madhor me vendim të Kuvendit të Kosovës dhe me 21 janar nisëm tranzicionin bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”.

“Bazuar në këtë plan qëllimi ynë final është që të arrijmë aftësitë dhe kapacitetet e plota operacionale të FSK-së të cilat do të jenë në funksion të përmbushjes së misionit kushtetues dhe detyrat e përgjegjësitë tona ligjore”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme