Haradinaj: Paralajmërimet për rrëzimin e Qeverisë s’i marr “ngat zemrës”

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 14:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se diskutimet për rrëzimin e Qeverisë  nuk i merr “ngat” zemrës. Ai tha se i duket që do ta kryej mandatin që ka marrë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk është aty halli. Kur e ka vendos Parlamenti me rrëzuar Qeverinë e rrëzon. Nuk i marr ‘ngat’ zemrës këto diskutime. Mua po me doket që ka me kryer mandatin”.

Shkarkimi i dy ministrave të Punëve të Brendshme nuk është për tu tronditur dhe as nuk ndikon negativisht në procesin e liberalizimit të vizave, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se propozimet për emërim dhe shkarkim të ndonjë ministri vijnë nga partitë pasi e tillë është marrëveshja e koalicionit qeverisës.

“Lirimi prej detyre i ministrit Gashi dhe propozimi për emërimin e ri vjen nga partia. Mendoj që nuk është ndonjë tronditje në proces të liberalizimit edhe ky mund ta vazhdon liberalizimi nuk është vetëm portofoli e njërit nga ne. Nuk e shoh ndonjë tronditje”.

“Koalicioni është mes partive. Propozimet dhe kandidaturat vijnë nga partitë. Unë mundem me refuzuar nëse nuk është naj kandidaturë e mirë”.

Haradinaj nuk ka mohuar zërat se ministrin e shkarkuar të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi do ta emërojnë ambasadorë, raporton EO.

Sipas tij, emërimi në një pozitë në shërbimet diplomatike mund të jetë edhe praktikë e mirë.

Ai më tutje e ka lutur kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të ketë kujdes në veprimet për hapjen e urës së Ibrit.

“Ma mirë ka evoluo Agimi se niherë i ka paralajmërua do marshe tash koncert. Po duhet me pas kujdes se nuk dëshirojmë me kthyer skena kur dikush barrikadohet në anën tjetër të urës. E kom lut atë që të ketë kujdes në çdo veprim”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, October 16, 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-kostoja-e-pakos-se-ligjeve-per-transformimin-e-ushtrise-sduhet-ta-shqetesoje-askend/

Të ngjashme