Haradinaj paralajmëron masa edhe më të rrepta se taksa 100%

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se kundrejt Serbisë, përveç taksës 100 për qind, mund të merren edhe masa të tjera edhe më të rënda.

Këto deklarime ai i ka bërë në një intervistë për televizionin shqiptar A2.

“Ka edhe veprime të tjera që mund të ndodhin, që janë jotarifore. Do t’i shihni ju kur të ndodhin”.

Vendimi për taksën prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është marrë ditë më parë.

Bashkimi Europian ka kërkuar largimin e kësaj takse, pasi sipas tyre një vendim i tillë shkel marrëveshjen e CEFTA-s.

Edhe në Serbi janë organizuar një varg protestash, megjithatë Qeveria Haradinaj nuk është zmbrapsur, dhe ky vendim mbetet në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme