Haradinaj paraqet para deputetëve ekipin negociator, kërkon të përfshihet edhe opozita

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 10:37 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paraqitur para deputetëve ekipin negocator për të udhëhequr bisedimet Kosovë – Serbi, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se në  krye të këtij delegacioni do të jetë Fatmir Limaj, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Enver Hoxhaj.

Pjesë e ekipit do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Dardan Gashi, ndërsa anëtarë do të jenë edhe ministri Mahir Yagcilar dhe Avni Arifi.

Kjo seancë është thirr nga Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, por punimet kanë filluar me një orë e gjysmë vonesë.

Të ngjashme