Haradinaj paraqitet të enjten para prokurorit

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 22:55 | Nga

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

“Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Një burim i drejtësisë i ka thënë Reutersit se Haradinaj gjendet në ndalim gjyqësor dhe se të enjten do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të qytetit Colmar, Francë, në mënyrë që kërkesa për ekstradim të ekzaminohet nga dhoma e hetimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme