Haradinaj: Pas Drenasit, do të ndryshojë edhe Kosova

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 10:46 | Nga

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Drenasi ka vendosur të ndryshojë dhe ky ndryshim sipas tij do të vijë shumë shpejt për tërë Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Drenasi ka vendosë me ndryshu dhe ky ndryshim e ka emrin fitore për Drenicën dhe ndryshimi për Kosovën që do të vij shpejt. Në emër të Drenicës dhe popullit të Kosovës nuk mund te udhëheqin ata që kanë qenë dhe janë njerëz që ndër vite ishin pro jugosllav.

Ndryshimet historike kanë nisur në Drenicë dhe ky ndryshim do jetë për popullin tonë, Isa Xhemajlaj dhe Drenasi janë ndryshimi i shumëpritur, Zeqir Kiqina dhe shumë miq kanë të drejtë ta ndjejnë fitore këtë ditë të veçantë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme