Haradinaj pas emerimit të Lajçak, BE-ja zvarritëse e procesit në kohën e finales së madhe të udhëhequr nga SHBA-ja

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se sllovaku Miroslav Lajcak, i cili sot është emëruar zyrtarisht si emisar i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, do të jetë vetëm një pengesë në rrugën drejt arritjes së asaj qe ai e ka quajtur ‘Finalaja e Madhe’.

Sipas Haradinajt, Lajcak vetëm do të shkaktojë vonesa duke qenë se sipas tij tashmë dialogun e kanë marrë në dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Këshilli i BE’së sapo bëri public emërimin e Lajcak si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Në fazën e finales së madhe dhe nën rolin udhëheqës të SHBA’së, BE’ja është duke e ngadalësuar procesin”, ka shkruar kreu i AAK’së, raporton Gazeta Expres.

Vetë Lajcak pas marrjes së detyrës ka thënë se mezi po pret që të fillojë punën dhe bashkëpunimin me përfaqëesues të Kosovës e Serbisë, ndërkohë ka specifikuar se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbështetje Lajcakut i ka dhënë Franca, duke i thënë se për cështjen e ndërmjetësimit të negociatave mund të llogaris në mbështetjen e Parisit zyrtar.

Të ngjashme