Haradinaj pas miratimit të Rezolutës në mbështetje të Ukrainës: Kosova dëshmoi se është për paqe, liri dhe demokraci

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj dhe në kundërshtim të agresionit rus.

Haradinaj tha se kjo dëshmon që Kosova është e përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci.

“Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni. Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme