Haradinaj pas takimit me delegacion e NATO-s: Biseduam për anëtarësimin e Kosovës në këtë aleancë

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 14:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me delegacionin e NATO-s, për Ekonomia Online, tha se me këtë delegacion, kanë biseduar për rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në këtë aleancë.

“Së bashku me Presidentin dhe zv.kryeminsitrin Jevitq, kemi pritur një delegacion të NATO-s. Me këtë delegacion kanë biseduar për dinamikën e Kosovës, dinamikat euro-atlantike drejtë anëtarësimit në NATO”.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj delegacionin për këtë angazhim, për këto procese shumë të rëndësime për Kosovën”, tha kreu i Qeverisë.

Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e NATO-s në Kosovë.

Në takim kanë marr pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai britanik Ruairi O’Connel.

Në takim gjithashtu ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq, Avni Arifi këshilltar i Haradinajt, dhe Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi.

Të ngjashme