Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: Është përgjegjësi e tyre t’i sigurojnë 2/3 e votave

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 14:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit që ka zhvilluar me kandidatin për kryeministër  Albin Kurti dhe kandidaten për presidente , Vjosa Osamanin, ka thënë se është përgjegjësi e fitueseve të zgjedhjes për më i siguruar votat për President, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se si parti opozitare  do të jenë konstruktiv në temat nacionale.

“Takimi ishte konsultues i thirrur nga ana e tyre për formimin e institucioneve, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ne si opozitë do të bashkëpunojmë për temat e interesit nacional, duke ruajtur vendin. Ne mendojmë se funksioni ynë është i rëndësishme në kohën që vjen, për të mundësuar ekuilibrin e institucioneve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai tha se do të jenë opozitë konstruktive, duke thënë se nuk do të përdorin metoda të opozitarizmit si dikur bashkë, pasi siç ka thënë ai është plakur.

“I thashë Kurtit qe nuk do të kthehen ato metodat tona të hershme të opozitarizmit. Jam plakë. Fituesit e zgjedhjeve të gjejnë mënyrën të formojmë qeverinë. Dhe ne na mbetet të qëndrojmë opozitë”, tha Haradinaj.

“Është përgjegjësia e tyre të mendojnë se si do të bëjnë dy të tretat e parlamentit”, shtoi ai.

Të ngjashme