Haradinaj pas takimit me liderët: S’pajtohemi për taksën, marrëveshja përfundimtare me ShBA-në

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 15:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarët e partive parlamentare, tha se qëndrimet sa i përket heqjes së taksës për produktet serbe mbesin të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas kreut të AAK-së, marrëveshja përfundimtare me Serbinë, duhet të arrihet bashkë me ShBA-në.

“Në këtë tryezë janë biseduar shumë çështje ku njëra është mundësia për ecje përpara së bashku me Amerikën dhe qëndrimi i AAK është të ecim përpara më Amerikën”.

“Dhe tjetra është taksa që ka qëndrime të ndryshme. Qëndrimi im dhe AAK është të mbes në fuqi taksa. Në këtë takim ishin liderët tjerë pos atyre të LDK dhe Listës Serbe. Isa Mustafa ka kërkuar falje që s’ka mundur të ketë në këtë takim për shkak të agjendës së tij”, tha ai.

Haradinaj tha se taksa nuk është menduar të jetë e përjetshme, por deri në njohje nga Serbia, raporton EO.

Haradinaj theksoi se është kohë e papërshtatshme që tani të ketë luftë të brendshme mes institucioneve. Sipas tij, duhen bërë përgaditjet për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Lufta mes institucioneve tani është e pakohë shumë. Unë mendoj mohimi i njëri-tjetrit, nuk besoj se ka me fitu njëri në këtë mohim të ndërsjellë. Unë e di kush ka me humbë, e ajo është Kosova. Një marrëveshje përfundimtare që po flitet se mund ta kemi, do të mund të ishte një zhvillim i ri. Prandaj mos të zihemi të papërgaditur”, theksoi ai.

Po ashtu, Haradinaj tha se taksa nuk është menduar që të jetë e përjetshme, por tha se çmimi i saj duhet të jetë njohja nga Serbia.

“Taksa nuk është mendu me qenë e përjetshme, por deri në njohje. Mendoj se ka qenë i gabueshëm ofertimi i hershëm nga Kurti e Osmani. Mendoj se është dashur të mirret parasysh koha se kur të heqet kjo taksë. Ky veprim e ka nxjerrë Kosovën para një akti të kryer”, tha ai.

Të ngjashme