Haradinaj pas takimit me Limajn: Ka disponim për koalicion, ende s’jemi dakorduar për marrëveshje

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot janë takuar në ndërtesën e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Menjëherë pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka disponim për koalicion, por që nuk kanë arritur dhe nuk janë dakorduar ende për një marrëveshje të tillë.

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai, raporton EO.

“Vullneti është dy palësh nëse realizohet, realizohet. Qeveria është për kritika, sikurse duhet edhe me ju njoftë punët që i ka kry edhe falë ndihmës së zotri Limaj. Na nuk rreshtim me fol për Ushtrinë e Taksën e unë nuk shoh asnjë pengesë që marrëdhëniet tona që janë traditë tashmë ti zbatojmë edhe në të ardhmen”.

“Mendoj që është humbje për VV-në fakti që një pjesë e kolegëve të tyre, në vend që me ribashkëpunu me ta, unë i jam mirënjohës kryetarit Ahmeti edhe PSD-së unë mendoj që është një pjekuri politike kjo që ka ndodhë dhe një shpresë për qytetarët e vendit, kritikat janë, tash jemi në fushatë ka kapak kritika e xhelozi”.

Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD në listën zgjedhore do të ketë 25  kandidatë për deputetë.

Të ngjashme