Haradinaj ia bën të qartë Thaçit: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit me presidentin Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se presidenti e informoi për takimin me presidentin e Serbisë,  Aleksandër Vuçiq në ShBA.

Haradinaj, potencoi se Thaçi nuk ka nënshkruar dokument por vetëm është biseduar se si të ecet përpara drejt marrëveshjes finale me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj bëri të ditur se i ka thënë presidentit Thaçi që nëse në këtë temë është përmendur integriteti territorial i vendit atëherë është proces i dështuar.

“E kam filluar një iniciativë për konsulta me kryetarët e grupeve parlamentare që të takohemi me një konferencë Kosovë dhe për dy dy ditë pune t’i përfarojmë qëndrimet në rast të ballafaqimit Kosovës në një rast më final.”, tha ai.

Ai ka thënë se Thaçi e ka njoftuar se nuk është nënshkruar ndonjë dokument dhe se i ka dhënë  shpjegime  për atë që është biseduar, raporton EO.

Haradinaj tha se është njoftuar nga presidenti se është biseduar për mundësit e një marrëdhënie përfundimtare me Serbinë, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“E shpjegova faktin se suksesi i një marrëveshje varet nga temat që diskutohen. E nëse diskutohet çështja e kufijve kjo ka dështuar ende pa nisur”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme