Haradinaj pas tërheqjes së Contour Global, akuzon Qeverinë se i humbi 20 mijë vende pune

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas tërheqjes së investitorit Contour Global nga investimi në energji.  Ai e ka quajtur Qeverinë Kurti, si Qevria e Mashtrimit. Sipas tij,  Kosova dështoi sërish në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i humbur Kosovës 20 mijë vende pune.

Ai ka thënë se ky ishte investimi më i madh dirket në Kosovë me vlerë 1, 3 miliardë euro.

“Në kohën e Qeverisë së Mashtrimit, Kosova dështoi sërish në raport me Shtetet e Bashkuara. Tash investitori Contour Global tërhiqet nga investimi në energji. Kosova e Re ka qenë projekti dhe investimi më i madh direkt në Kosovë, me 1.3 miliardë Euro! Ky projekt është bazuar në njërën prej pasurive kryesore të vendit tonë, rezervat e pesta të thëngjillit në botë, dhe do të zgjidhte problemin me furnizim stabil të energjisë në Kosovë. Për më shumë, ky projekt do të hapte 20 mijë vende të punës dhe do ta bënte Kosovën lider të energjisë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, bizneset pohojnë që humbjet vjetore, për shkak të energjisë jo stabile janë mbi 300 milionë euro.

“Teknologjia e planifikuar do të zvogëlonte ndotjen e ambientit, me zëvendësimin e termocentralit të vjetër , për 10 herë. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi. Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re. Dështimi i ndërtimit të Kosovës së Re dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë.”, ka thënë ai.

Të ngjashme