Haradinaj: Pas vendimit të Kushtetueses për 48 orë do ta votojmë Qeverinë e re

Pejë | 27 Maj 2020 | 11:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër për 48 orë do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka shtuar se do ta respektojnë vendimin e kësaj gjykate, duke u shprehur i  bindur se vendimi do të jetë në favor të koalicionit që kjo parti ka lidhur me LDK-në dhe Nismën, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Tani vendimi është i Gjykatës ne të tjerët duhet ta respektojmë. Bindja ime është se do të mbështetet dekreti edhe nga ky vendim pra do t’i jepet legjitimiteti kushtetues ligjor. Arsyeja është se Kosova duhet çdo herë të ketë mundësinë që të krijojë Qeverinë edhe kur i pari nuk arrijnë ta bëjë qeverisjen për një arsye të caktuar sepse një qeverisje e tillë do të ishte procedan i përjetshëm”.

“Sa më shpejt që vendimi është final dhe ata mund ta marrin vendimin nesër megjithatë vendimi duhet të jetë zyrtar i nxjerr publik, menjëherë brenda 48 orëve do të kemi seancën në parlament për votimin e qeverisë”.

Ndërsa për paralajmërimet për protesta të VV-së, për vendimin e Kushtetueses, tha se kjo është sjellje e çuditshme e kësaj partie, raporton EO.

“Tani ata ende nuk po dinë çka po duan sepse ende nuk është marrë vendimi. Duke u sjellë në pushtet dhe duke u sjellë kështu me këto protesta pak e çuditshme”.

Haradinja më tej ka shtuar se prioritet i Qeverisë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, pas pandemisë, por thotë se edhe dialogu me Serinë nuk do të lihet anash.

Kur foli për autostradën e Dukagjini, tha se ky projekt do të jetë pjesë e planit qeverisës vitin e ardhshëm.

“Të gjitha janë prioritet, por rikthimi i ekonomisë është më prioriteti. Kuptohet edhe dialogu Kosovë- Serbi. Është edhe autostrada pjesë e qeverisjes në fillimin e vitit të ardhshëm”.

Të ngjashme