Haradinaj: PDK-ja arkitekte e korrupsionit, LDK-ja e nxori nga hija Veselin

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të forta ndaj partnerit të deritashëm në qeverisje.

“Arkitekte” të korrupsionit e ka kualifikuar ai Partinë Demokratike, me të cilën para dy vjetësh kishte hyrë në koalicion. Përveç PDK-së, fajin kryesor për kapjen e shtetit Haradinaj ia ka hedhur edhe LDK-së.

“PDK-ja pa përkrahjen e LDK-së nuk do të kishte arrit me e legjitimu as Kadriun e as Hashimin. Kadrija ishte politikan i hijes, dhe LDK-ja e nxjerri prej aty duke e bërë kryetar të Parlamentit”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Ndërkaq kundërkandidatin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj e ka quajtur “ëndërrues të lëvizjeve të dikurshme të majta”.

Haradinaj ka zbuluar edhe detaje nga takimet e përbashkëta me ndërkombëtarët për çështjen e taksës dhe dialogut. Ka thënë se presionin më të madh e ka pasur nga Veseli dhe Thaçi, duke treguar edhe për takimin në të cilin Haradinaj është krahasuar me Milosheviqin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme