Haradinaj për zgjedhjet lokale: Synojmë të qeverisim në mbi 10 komuna

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet lokale, të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti.

Haradinaj tha se Aleanca ka një përvojë të mirë me qeverisje komunale dhe tha se pretendon të fitojë në 10 komuna.

‘Ne kemi një përvojë të mirë në qeverisje komunale. Ky pozicion besoj që do të jetë edhe në zgjedhjet që do të vijnë. AAK-ja qeveris në shtatë komuna. Nëse ne kemi treguar një qeverisje të mirë me komuna të tjera do ta bëjmë këtë edhe me Prishtinën. Ne kemi bërë Ligjin për Prishtinën, si dhe shumë punë të tjera të mira, që na kanë dhënë besimin për ta fituar Prishtinën”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

“Në Prishtinë ka një numër të madh të njerëzve që kanë kërkuar kandidaturën e Daut Haradinaj, që një kohë të gjatë. Aleanca qeveris në shtatë komuna dhe po synojmë që t’i fitojmë mbi 10 komuna në zgjedhjet e ardhshme. Një rëndësi të madhe do t’i japim kryeqytetit, si dhe komunave tjera. Po një befasi tjetër do të jetë në Podujevë me kandidaturë që do të publikohet ditët në vazhdim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme