Haradinaj: Për 10 ditë do të zgjedhen kryekuvendari dhe kryeministri

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 13:04 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë që i qëndron besnik deklaratës së tij se në një afat kohor brenda 10 ditësh do ta kemi “kryekuvendarin dhe kryeministrit e votuar në Kuvend”.

Në këtë rast sipas Haradinajt, kryekuvendari do të jetë Kadri Veseli ndërsa kryeministri vetë ai.

Megjithatë, ka paralajmëruar një qartësim të pozicioneve politike brenda një periudhe të shkurtër kohore duke mos specifikuar për çfarë qartësimi bëhet fjalë.

“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht më 61 vota, por bazë më të gjerë. Tash jem në fazën finalë edhe besoj se nuk shkon shumë kohë dhe fillojmë më punë. Mendoj se një qartësi politike do të vie shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë konferencë, kreu i AAK-së ka zyrtarizuar kandidaturën e Ardian Gjinit për kryetar të Gjakovës dhe Fatmir Gashin për kryetar të Pejës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme