Haradinaj për aplikimin e Kosovës në KiE: Lajm i mirë për vendin

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) është lajm i mirë për vendin.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova ka marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, tash e sa vjet.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin”, tha ai.

Sipas tij, është jetike për Kosovën që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.

“Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Të ngjashme