Haradinaj: Për Asociacionin s’kam pasur kohë, dështimi i sigurisë të hënën do të ishte i papranueshëm

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 12:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka pas kohë që të merret me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe pse dje është takuar me presidentin, Hashim Thaçi, dhe sipas komunikatës së lëshuar në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, raporton Ekonomia Online.

“Unë hale nuk kam mbërri me hy në këtë temë, nuk jam ka them që nuk po dua po shumë probleme shumë tema të tjera nuk kam arrit me u marr me to”.

Pas mbledhjes së Qeverisë ai foli edhe për aksionin e së hënës të Policisë së Kosovës ku u arrestua Marko Gjuriq.

Sipas tij, dështimi i sigurisë të hënën do ishte i papranueshëm.

“Institucionet e Kosovë nuk kanë pas zgjidhje tjetër. Ku kish pas me shkuar Shpend Maxhuni ose të tjerët ata djem nëse kishin dështuar atë ditë. Qëndrimi është i qartë duhet ta zbatojmë ligjin. Kështu duhet të jemi në të ardhmen kjo nuk e bën të pavlefshme”.

Haradinaj shprehu edhe një herë keqardhjen për atë se çfarë i ndodhi ministrit Rikallo, mirëpo përsëriti qëndrimet e tij se ky aksion nuk qenë kundër askujt.

“Ajo që është me rëndësi është që shqiptarët e kanë në traditë mos ta poshtërojnë askënd. Institucionet e Kosovës kanë vepruar në bazë ligjit dhe është për tu përshëndetur kurajoja e Jevtiqit për të ardhur në Qeveri dhe për të lënë të hapur mundësinë për diskutim. Më vjen keq që ka ndodh lëndimi i Rikallos, mirëpo nuk kemi zgjidhje tjetër përpos dialogut”.

Kur foli për ndikimin e Rusisë në Ballkan ai tha se nuk mund të komentoj për marrëdhëniet e Serbisë me këtë shtet.

Ai tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të vijë në Kosovë sa herë të dojë vetëm të respektojë ligjet në Kosovë.

“Nuk mundem me komentuar ndikimin e Rusisë dhe çfarë bën presidenti Vuçiqi me të. Në të njëjtën kohë orientimi ynë është euroatlantik. Jemi me Amerikën, kjo është përkatësia jonë për këtë jemi edhe të deklaruar dhe kësaj i qëndrojmë”.

“Sa herë që e vlerëson presidenti Vuçiqi mund të vij nuk kemi vërejtje në anën e tij e vetmja gjë është që mos me u sjell jashtë ligjit”.

Të ngjashme