Haradinaj për fotografinë e publikuar nga Brovina: S’di për vërtetësinë, por dhunime ka pasur

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shprehur respektin për deputeten e PDK-së, tha se është në dijeni të kësaj fotografie, por që theksoi se në Kosovë ka ndodhur masakra e krime të shumta nga forcat serbe dhe pjesë e krimeve janë edhe dhunimet seksuale.

 “Duhet me ditë që Flora është vet viktimë, ajo ka qenë vet e persekutuar dhe e keqtrajtuar , e burgosur edhe unë kam shumë respekt për të. Nuk mund ta komentoj këtë nuk kam qenë në dijeni të kësaj fotoje dhe nuk di si me e komentua. Megjithatë nëse kalojmë prej kësaj pjesës së fotos për të cilën nuk di si ta komentoj është me rëndësi që të kthehemi dhe të qëndrojmë në atë që ne e dimë, në Kosovë kanë ndodhur masakra, ka viktima civile shumë, ka fëmijë të vrarë, pleq, ka viktima të dhunës seksuale është e vërtet kjo”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosova me bazën e vetë kushtetuese dhe ligjore mund të themeloj gjykatë që dënon gjenocidin serb, por sipas tij sa pranohen kompetencat e saj është diçka tjetër.

“Kosova me bazën e vetë kushtetuese e ligjore mund të krijua gjykatë edhe mund të krijoj dhoma të posaçme pra është e drejtë e Kosovës më e bë. Unë mendoj se në rast të votimit të parlamentit ne mund ta bëjmë, sesa është kompetenca e kësaj dhe çfarë juridiksioni i pranohet gjykatës tonë nga palët tjera ajo është diçka tjetër”, tha Haradinaj.

Të ngjashme