Haradinaj për gjendjen në Telekom: Nuk japim para për me humb më tutje

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 03:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për krizën në Telekomin e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, Haradinaj tha se Qeveria nuk do të jep para për me humb më tutje.

“Nuk jep Qeveria pare, nuk guxojmë me jep para për me humb ma tutje. Ata që udhëheqim me Telekom duke të kenë në plan biznesi si me rritë kompaninë ata i mbajnë përgjegjësitë, pra kushdo që e ka marrë përgjegjësinë duhet ta marrë përgjegjësinë, duhet ta gjejë mënyrën me zhvillu kompaninë ose të jep dorëheqje me bord me drejtor me krejt të shkojnë në shtëpi, pse me dhanë Qeverie para të popullit për një kompani që vazhdon me humbje jo le të kallëzojnë që kanë plan biznesi le të dalin të suksesshëm shohim, bëjmë ndonjë partneritet, por nuk mundemi me dhanë pare me po ashtu bankrotimin nëse ata nuk punojnë”, ka thënë Haradinaj.

“Me këta nuk po them që ka me bankrotu se nëse këta nuk e gjejnë planin e biznesit, del dikush që ka plan edhe e hapim na. Nëse këta nuk dijnë me zhvillu do t’I gjejmë të tjerët që dijnë me zhvillu”, është shprehur kreu i Qeverisë tutje.

Haradinaj ka thënë se menaxherët e kompanisë publike të Telekomit nuk duhet me dëmtu kompaninë publike.

“Edhe kompania private Z Mobile është e Kosovës edhe ajo paguan tatim në Kosovë janë punëtorë e Kosovës, mirëpo menaxherët e kompanisë publike të Telekomit nuk duhet me dëmtu kompaninë publike ata duke ta mbrojnë interesin e kompanisë sepse janë 2500 njerëz, janë familje edhe në fund të fundit është fytyra e shtetit duhet me bo kujdes se çka bëjnë”, ka potencuar Haradinaj në një interviste në Rtv21.

Haradinaj ka thënë se nuk ka logjikë që kompania e Telekomit të ketë humbje.

“Këta që janë sot nuk e kanë kriju këtë gjendje, por kanë qenë gjenerata e gjenerata që e kanë pru punën ku është këtu, këta janë tani në probleme, por duhet me kanë bindës që munden me e rikthy në biznes profitabile kompaninë, nuk ka logjikë me pas humbje kompania e Telekomit, duhet me pas profit, duhet me e kthy në profit, këta e din se çka bëjnë”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme