Haradinaj për Idriz Ajetin: Ishte gardian i një gjuhe të sulmuar

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 12:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Institutin Albanologjik është mbajtur Akademi Përkujtimore për Idriz Ajetin, raporton Ekonomia Online.

Akademiku i ndjerë Ajeti nga kryeminisrti i vendit, Ramush Haradinaj, u cilësua si një gardian i gjuhës së sulmuar.

“Ai e priti gjallë çlirimin e Kosovës që ishte kthyer në ëndërr të plotë brezave. Profesor Ajeti ishte shenjë identifikuese e gjuhës shqipe në botë krahas Eqrem Çabej. Profesor Idriz Ajeti ishte gardian i një gjuhe të sulmuar”, tha Haradinaj.

Kryeministri tha se Ajeti me punën e tij ka ngritur përmendore kudo ku flitet gjuha shqipe.

“Idriz Ajeti jetoi një shekull denjësisht në drejtim të gjuhës shqipe. Me Pavarësinë e Kosovës të gjithë shqiptarët janë shpërblyer. Me punën e tij monumentale ai i ka ngritur përmendore vetës kudo ku flitet shqipja”, ka thënë Ajeti.

Begzat Baliu, profesor nga Universiteti i Prishtinës si dhe bashkëpunëtor i Ajetit i tha Haradinajt se po të ishte profesor Idrizi nuk do ta duronte fjalën gardian.

“Kryeministër po të ishte profesor Idrizi nuk do ta duronte fjalën gardian. Ndarjen nga jeta e tij po e përdorin si shkas për të veçuar disa nga veprat e tij. Profesor Idriz Ajeti përfaqësoi denjësisht arritjet edhe pas dekadave të shkaktuara viteve të fundit”, tha Baliu, raporton EO.

Të ngjashme