Haradinaj për kërkesat e veteranëve: I kemi të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.

Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është ‘mëkat kombëtar’

Postimi i plotë:

Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.

Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar.

I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë.

Të ngjashme