Haradinaj për koalicionin: Nuk e prish kontratën sepse nuk jam tradhtar

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se nuk ka frikë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nëse ndokush dëshiron të dal nga koalicioni mund ta bëj.

Haradinaj tha se nuk e prish kontratën sepse nuk është tradhtar dhe se do të jetë i fundit që do dal nga ajo kontratë.

“PDK-ja është parti politike, është legjitime me pas kandidat për kryeministër, nuk e di kur shkojmë në zgjedhje nëse do me ndal këtë kontratë edhe ne jemi të gatshëm, por nuk e bëjmë, jemi të respektueshëm ndaj veprimet që kemi marr, unë e lëshoj i fundit kontratën nuk e tradhtoj askënd, jam i fundit. Me pas pa frikë ndryshe do veproja kam, mbrojt qëndrime parimore politike veprime të drejta dhe me rezultat”, tha ai.

Haradainaj duke folur për krimet serbe në Kosovë, tha se Kosova nuk e falë Serbinë për krimet e kryera edhe pse këtë kërkim familje asnjëherë nuk e ka bërë, por është një lloj kompromisi me njohje reciproke, me kufijtë ekzistues dhe treg të lirë, raporton Ekonomia Online.

“Është një ndryshim substancial thirrja e samitit në Berlin, bëhet një ecje me qëndrime kemi pa shkrime në media deklarime, nuk mendoj se duhet në ndërkohë të marrim diçka finale apo të arritur, është një lloj energjie e re që po ndodh në prag të samitit, nuk besoj se është konkluzë finale por qëndrime që po jepen nga palë të ndryshme, ajo që mendoj se duhet të ndodh është të arrihet një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë është kompromis dhe të rezulton njohja reciproke në kufijtë ekzistues dhe të rivendoset ekonomia e lirë”, tha ai.

“…Kosova nuk falë dhe nuk na është kërkuar falja, por është kompromis pajtimi njohja e ndërsjellë, është lloj pajtimi mbi të kaluarën jo me harru, është një lloj pajtimi”.

Haradinaj tha se do të ngritët paga minimale në sektorin privat, por që kjo merr kohë.

“Është rregulluar çështja në sektorin publik me dinjitet, i gëzohem kësaj sepse është edhe stabilitet, por ka mbet pa u rregulluar gjendja në sektorin privat, do ta gjejmë një formulë të ecjes përpara edhe për sektorin privat askush nga PDK nuk është kundër kësaj, por ata kërkojnë një analizë më të gjerë”, tha Haradinaj.

“…Do të ndodhë rritja e pagës minimale, por duhet diskutohet se sa nga 2011 nuk ka pas rritje, këshilli ka propozuar 250, unë kam me propozuar me u lidh me koeficient, arsyeja se po e lidhi me këtë sepse nëse ka rritje të pagave koeficienti, rritet sigurohet një trend i barabartë me ecjen e pagës, ka dallime por unë e kam propozuar këtë dhe shpresoj të arrihet”, tha ai.

Haradinaj komentoi edhe tubimet me qytetarë të VV-së dhe protestën e paralajmëruar.

“Po e shohë që kanë një nervozizëm në VV, e pash Glaukun kur doli në foltore dje, këtë fjalën kriminalizim e kanë bërë pjesë të fjalorit, dje për kontratën Countur Global tha është kriminale, është gabim koncepti i tillë shpresoj se do ta kuptojnë. E drejta për protestë është e të gjithëve, në VV është një nervozizëm për shkak të matjes së rezultateve të opinionit AAK-ja e ka tejkaluar VV-në në popull në besim. VV-ja nuk po i paraqitë temat, ne formën e duhur, kryesisht nervozizëm e militantizëm”, tha ai.

Të ngjashme