Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi po do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë

Prishtinë | 14 Gus 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po dëshiron të bëjë një marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se interesi i Kosovës është të arrihet një marrëveshje për njohje të ndërsjellë, pasi çdo marrëveshje tjetër është kthim prapa.

“Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi. Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira, e që është kthim prapa. Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Kurti më 18 gusht në Bruksel do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Të ngjashme