Haradinaj për ministrat e akuzuar: Jam i hapur të ndodhin hetimet ndaj çdokujt

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 14:38 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimit për shtyerjen e mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj foli në konferencë për media për FKS-në dhe për ministrat me aktakuza.

Ai tha se për ligjin për FSK-në janë në arritje të një konsensusi, raporton Ekonomia Online.

“Ligji për FSK-në, jemi në arritje të një konsensusi politik të vendit”.

Për ministrat me aktakuza, Haradinaj tha se ai i përkrah hetimet ndaj kujtdo.

“Ministrat nuk janë të akuzuar për vepra në këtë qeveri, po kjo qëndron, janë vepra nga e kaluara, jam i hapur të ndodhin hetimet ndaj çdokujt, hetimet po ndodhin ndaj të gjithëve, është një porosi e mirë për ligjin”.

Haradinaj e komentoi edhe çështjen e paditjes së Qeverisë nga familjarët e turqve të deportuar.

Ai tha se ka dëgjuar për padinë nga familjarët, por që, sipas tij, kjo çështje është marrë me seriozitet nga qeveria e vendit.

“Deportimi i gjashtë gylenistëve, unë kam dëgjuar se familjet e kanë paditur Qeverinë e Kosovës, për mos respektim të drejtave të tyre në bazë të ligjeve në Kosovës, ne po ashtu kemi filluar një hetim të brendshme shumica e materieve që është e AKI-së nuk është materie publike, mirëpo e kemi marrë seriozisht atë temë”, ka deklaruar Haradinaj.

Të ngjashme