Haradinaj: Për një vit qeverisje janë nxjerrë 765 vendime, 130 prej tyre për ekonomi

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 11:41 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, në përvjetorin e parë të qeverisë të udhëhequr nga ai, ka kërkuar nga vartësit e tij që edhe në vitin e dytë të qeverisjes të jenë ambiciozë dhe të zbatojnë politikat që i krijojnë.

Haradinaj bëri të ditur se që nga 11 shtatori i vitit të kaluar deri më tani ka nxjerrë 765 vendime, raporton Ekonomia Online.

“Janë nxjerrë vendime që tani rezultojnë në 765 të tilla, nga të cilat vetëm për ekonomi janë 130, 102 projektligje. Njëkohësisht qeveria ka shpreh një kujdes të madh për gjendjen në ambient”.

“Të jemi ambiciozë, të jemi të qartë, të mundemi t’i zbatojmë ato politika që i kemi”.

Të ngjashme