Haradinaj për Shahindere Bërlajollin: Krijoi identitetin kulturor të Kosovës

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafaj e ka pikëlluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook theksoi se Shahinderja krijoi identitetin kulturor të Kosovës.

“Pikëllues lajmi i ndarjes nga jeta të artistës së këngës burimore shqiptare, Shahindere Bërlajolli-Stafaj. Ajo, bashkë me plejadën e artë të muzikës së viteve ‘70, krijoi identitetin kulturor të Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit artistik mbarëshqiptar” ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme