Haradinaj për takimin me Palmerin: Komunikimi është i vazhdueshëm

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 14:27 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj mas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar takimiet e zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit njëherësh emisar i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se me Amerikën komunikimi është i vazhdueshëm, prandaj sipas tij, nuk ka ndryshim qëndrimesh.

“E falënderoj Palmerin për takimet. Është komunikim i vazhdueshëm. Nuk kam bërë ndonjë postim sr është komunikim i vazhdueshëm”.

“Nuk ka ndryshime në komunikim, është ajo dinamika e komunikimit të ndërsjellët, bilateral. Në detaje nuk e kam vlerësuar”.

I pyetur për mundësinë e heqjes së taksë nga VV-ja dhe LDK-ja dhe atë ta zëvendësojnë me reciprocitet, Haradinaj tha se taksa duhet të mbetet dhe kushdo që e heq atë para njohjes së Kosovës nga Serbia bën gabim.

“Analiza është prezente në vazhdimësi, një vakuum prej produkteve serbe e mbulon prodhimi vendor. Politikisht nuk është vetëm taksa, por qëndrimet që i kemi mbajt e kanë konsoliduar Kosovën dhe e kanë bërë të pavarur nga tavolina e zonjës Mogherini”.

“E pëlqej idenë e reciprocitetit, por nuk duhet të ketë ndikim në taksë, taksa të mbetet, nuk e kuptoj pse duhet me heq taksën. Është gabim me heq taksën, pa e marrë njohjen, kushdo qe shkon asaj rruge, gabon shumë”.

LEXONI EDHE:

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/553309922169094

Të ngjashme