Haradinaj për vizitën e Hahnit: Mirëpresim çdo ide dhe sugjerim

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 09:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johanes Hahn është partner për Kosovën dhe se nga vizita e tij presin çdo sugjerim dhe ide, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se Kosova ka arritur rezultate në agjendën evropiane, prandaj edhe BE-ja ka obligime.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane. Komisionioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë”.

“Ka lind edhe një taksë të re taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, jo me këto dy të parat, kemi vizita edhe për taksën, taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat”.

“E mirëpresim çdo ide apo sugjerim për me biseduar me komsionerin Hahn”.

Kreu i ekzekutivit këto komente i bëri kur bashkë me ministrin e mbrojtjes Rrustem Berisha bënë homazhe te shtatorja e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes, raporton Ekonomia Online.

Ai ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e heroit.

“Nderojmë të gjithë të rënët për liri. Lavdi e përjetshme”.

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Hahn do të qëndrojë në Kosovë në kohën kur Qeveria e Kosovës nuk është tërhequr nga vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendosja e kësaj takse doganore ka ngritur reagime të ashpra nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërkohë, Serbia, e cila para vendosjes së kësaj takse, eksportonte mallra në Kosovë në vlerë mbi 1 milion euro në ditë, ka kërkuar heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, January 17, 2019


Të ngjashme