Haradinaj për vrasjen e policit: Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të kabinetit, sot vizitoi Policinë e Kosovës, një ditë pasi një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra në Zhur të Prizrenit, në krye të detyrës.

Haradinaj tha se është shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Sot, bashkë me një pjesë të kabinetit, për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre, Sami Thaçi, që me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit. Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme