Haradinaj: Përgatitjet për takimin e 2 shtatorit të jenë serioze, ka mundësi për njohje reciproke

Deçan | 20 Gus 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar shtyrjen e takimit të partnerëve të koalicionit qeverisës për të hënën, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në takimin e së hënës partnerët e koalicionit do të konsultohen sa i përket përgatitjeve për takimin e radhës për dialogun Kosovë-Serbi që do të mbahet me 2 shator në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj nga Deçani ku ka marrë pjesë për faljen e gjakut nga familja e heroit Ismet Ukaj për familjen Zenelaj, ka kërkuar që përgatitjet për këtë takim të jenë serioze.

Krejt kjo ngase sipas tij, ka mundësi për njohje reciproke, duke shtuar se qëllimi është që në Washington të shkohet me një plan të qartë.

Ish-kreu i ekzekutivit ka konfirmuar se në takim do të marrë pjesë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përderisa nuk ka treguar arsyet e shtyrjes.

“Takimi është shtyrë për të hënë. Temë janë konsultat për përgatitjen e takimit të 2 shatorit”.

“Është me rëndësi që takimi i 2 shtatorit të përgatitet seriozisht dhe të arrihet marrëveshje për njohje reciproke, ngase ka mundësi”.

“Takimi është ftuar për liderët e koalicionit, por do të konsultohet edhe partitë e tjera. Në takim do të jetë edhe kreu i LDK-së”.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se më 2 shtator do të marrë pjesë në takimin e thirrur në Uashington.

Ai tha se në këtë takim, me palën serbe do të takohen si dy shtete të pavarura.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme