Haradinaj përgëzon Johnsonin

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka uruar Boris Johnsonin, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare në Britani.

“Përgëzoj Kryetarin e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministrin Boris Johnson për fitoren elektorale”.

“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet gjithmonë një mishërim i lirisë dhe demokracisë për Kosovën dhe njerëzit e saj, dhe ne mezi presim të avancojmë më tej lidhjet tona tradicionale të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme