Haradinaj përkrahë idenë e Pacollit për qeveri gjithëpërfshirëse

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 11:25 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se e kanë lënë hapur mundësin për formimin e një qeveria gjithë përfshirëse, ide kjo e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj, ka thënë që janë në konsultime me AKR-në në lidhje me formimin e qeverisë. Tutje ai ka shtuar që qeverisja gjithëpërfshirëse është njëra nga mundësitë për seancën e 24 gushtit.

“Është një seancë e caktuar për të enjten , jemi në përpjekje për tu bërë gati që këtë të enjten te me filluar me punë, pra me konstituimin e kuvendit, nuk mundem me e precizuar si ndodh situata dhe jemi në përpjekje për të mos i humbur kohë Kosovës. E kam thënë edhe në një rast tjetër që është një zhvillim i ri, është mundësia për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt kësaj mundësie, pra jemi në konsulta që të mund të fillojmë me punë këtë të enjten”, tha ai.

Por Haradinja nuk ka dashur që të komentoj deklarimet, se partia e Pacollit të enjten edhe kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, do t’i bashkohet kolacionit PAN.

Ai ka thënë se nesër do të sqarojnë më shumë për këtë çështje, ngase sot do të respektojnë figurën e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, e nuk do të merren me kësi tema, raporton EO.

“Besoj që nesër do të jemi pak më aktiv me punë, sot kemi pasur edhe disa detyra siç jeni në dijeni është një ditë e tillë, për të mos ua kujtuar edhe juve por për këtë arsye ne e kemi lënë për nesër të jemi më aktiv në këto tema”.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një konference për media me ç’rast AAK-ja emëroi Rexhep Kadriun kandidat për kryetar të Gjilanit.

Të ngjashme