Haradinaj përkujton Luanin me këngën e Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit, uron edhe ditëlindjen e Nënës Rukë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Në 23-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, kryetari i AAK-së dhe vëllau i Luanit, Ramush Haradinaj, ka publikuar në Facebook këngën që i kushtohet atij.

Haradinaj ka publikuar këngën për Luanin të interpretuar nga heronjtë Mujë Krasniqi e Beqir Gashi.

Haradinaj ka treguar se po në këtë ditë ditëlindjen e ka edhe nëna e tij, Rukë Haradinaj. Ai, i ka uruar ditëlindjen asaj dhe i ka dëshiruar jetë të gjatë.

“Heronjtë i këndojnë Heroit. Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, këndojnë këngë për Luanin. Luani u përjetësua me 6 maj 1997. Ra, pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë. Nanë, urime e të paçim edhe gjatë!”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=1402453729955405

Të ngjashme