Haradinaj përkujton ofensivën e shtatorit

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook përkujtoi ofensivën e shtatorit.

Ai përmendi dëshmorët e rënë nga kjo ofansivë.

Haradinaj përfundoi duke thënë se i përkulemi sakrificës së tyre dhe i jemi falenderues gjithmonë.

Ky është postimi i tij i plotë

Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri.
Driton Zeneli ishte ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për beteja. Komandant Fatoni siç e njihnin, la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare. Ai ra në krye të detyrës në vendlindjen e tij në Jabllanicë.
Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu.
Po atë ditë, duke kryer detyrën e furnizimit me armë, Përparim Krasniqi i familjes së Sylërexhëve të Vranocit, do të përjetësohet në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë. Lavdi!

RH

Të ngjashme