Haradinaj përkujton të rënët në Betejën e Llapashticës

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës dhe rënien e dëshmorëve të saj.

“Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë. Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare”, është shprehur ai.

“Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve:
Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati”.

Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë. Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 23. Dezember 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme