Haradinaj përsërit: Vizat hiqen brenda tre muajsh nëse koalicioni ynë udhëheq vendin

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 16:53 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në një intervistë, ka përsëritur senë rast se blloku që përfaqëson fiton zgjedhjet vizat do t’i hiqen qytetarëve të vendit.

Haradinaj ka thënë se ka përparësi të dukshme në relacion me rivalët e tij politikë, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, prandaj premton se brenda afatit tremujor do të hiqen vizat nga BE. Haradinaj ka thënë se si shef i Qeverisë dhe bashkë me partnerët e koalicionit, do të gjejnë zgjidhjen e pranueshme për Demarkacion me Malin e Zi, duke kthyer kufirin në Çakorr, dhe solucion kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe.

Haradinaj në një intervistë që transmetohet sonte në televizionin publik flet për planin e tij politik e qeverisës, për ushtrinë e Kosovës, për raportet dhe marrëveshjet me Serbinë, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësinë, arsimin dhe për çështjet tjera.

Po ashtu i nominuari i bllokut PDK-AAK-Nisma flet edhe për koalicionin me PDK-në dhe ofertat tjera për koalicion si AAK-Nisma, njofton RTK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme