Haradinaj përshëndet deklaratën e Merkelit: Kosova është gati

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel kur tha se Evropa do të jetë e bashkuar në plotni atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“E përshëndes Kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri sot nga qyteti hungarez i Sopron”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

“Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Kosova është gati”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme