Haradinaj përshëndet reflektimin e Kurtit në raport me UÇK-në

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka dalë në krah Albin Kurtit, për reflektimin ndaj UÇK-së, përcjell Ekonomia Online.

Haradinaj thotë se reflektimin e Kurtit duhet kuptuar drejtë dhe UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.

“Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK”, tha deputeti i Kosovës.

“Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme