Haradinaj në Dubrovnik: Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 09:52 | Nga

E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjenden europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku po diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.

Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, Haradinaj ka theksuar se po punojnë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. “Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

“Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë”, ka theksuar kreu i Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj pjesë e Forumit të Dubrovnikut, flitet për sigurinë rajonale dhe globale

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku po diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.

“Emigracioni, terrorizmi ndërkombëtar, ngrohja globale dhe lajmet e rreme si dhe rezistenca e shteteve ndaj tyre, janë temat bosht të Forumit të sivjetmë të Dubrovnikut”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Kosova është e përkushtuar që t’u përgjigjet këtyre temave, duke marrë pozicion konstruktiv dhe duke u mbështetur në partnerët e saj strategjikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme