Haradinaj: Po hyjmë në qeverinë e re për sundimin e rendit dhe ligjit

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 11:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në  20 vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka folur për rrugëtimin e kësaj partie përgjatë këtyre viteve, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë së re në mënyrë që në Kosovë të funksionalizohet ekonomia dhe sundimi i ligjit.

Ai edhe njëherë e ka kritikuar qeverinë Kurti se pa asnjë analizë e ka ndalur lëvozjën e qytetarëve dhe e ka bllokuar ekonominë.

“Qasja e qeverisë për kufizime është bërë pa asnjë analizë dhe e kemi shumë jetike rikthimin e ekonomisë.  30 milion kanë hyrë gjatë prillit. Ekonomia është interes i të gjithë neve, sepse ajo e bënë buxhetin dhe duhet ta rikthejmë prapë. Pse dëshirojmë me qenë pjesë e qeverisë është rendi dhe ligji. Ne dëshirojmë anëtarësim në BE dhe urgjent e kemi anëtarësimin në NATO”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë në qeverisje AAK-ja ka arritur ta ndalë ndarjen e Kosovës dhe e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës.  Ai ka thënë se AAK-ja ka arritur që ta pavarësojë energjetikisht Kosovën.

“Qeverisja e dytë që ka udhëhequr Aleanca, ka mbërritur ta pavarësoi Kosovën energjetikisht. Kur kam marrë detyrën nuk është prodhuar asnjë megavat qymyri në KEK i cili ka qenë si Çernobili.  Na kanë kthyer në vend të varur,  fuqi të tjera të rajonit. Integrimi i krejt rrjetit tonë në Serbi. Ne kemi mberritur me kthy prodhimin energjetik ne Kosovë, dhe me pavarësu energjitikisht Kosovën. Është sukses i madh çështja e energjisë.  Ne e kemi arritur me ndalë dialogun për ndarje. Ka pasur skenar për ndarje dialogu, pa ditur ku fillon e mbaron. Me mundësitë tona e kemi  arritur ta ndalim dialogun duke hequr Mogerinin nga kjo çështje.  Nuk ka lëvizje të kufijve më. Ata që po i flasin sot janë tema të kryera. Trepça është përmbyllë pronësia”, tha ai.

Ai ka folur edhe për sukseset e tjera të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Më kujtohet 20 vjet më herët në Pejë e kemi nisur rrugëtimi tonë. Në periudhat deri në pluralizëm me mundësitë tona dhamë kontributin e sollëm lirinë tonë dhe kthyem veten në zot shtëpie. E ndjemë për obligim t’i japim pjesën tonë të vlerës vendit tonë. Kemi ardhur me kulturë dhe respekt dhe si të ndershëm. Ne filluam nga pozicioni më i vështirë, ku filluam të ndërtojmë atë që ka nevojë Kosova. Sukseset e Aleancës për këto 20 vjet, jeta s’ka qenë e thjesht por rindërtimi i jetës në Kosovën e pasluftës ende është me plagë të freskëta”, tha ai.

Haradinaj ka akuzuar qeveritë e tjera se i kanë ofenduar vlerat e luftës së UÇK-së.  

“20 vjet me vonë dëgjojmë njerëz të pushtetit duke i ofenduar vlerat e lirisë. Qeveritë e lazdruara ofendojnë vlerat e lirisë”, tha ai.

Me këtë rast AAK-ja ka nderuar udhëheqësit e degës në Pejë.

Ndërsa, Ali Berisha kryetar i AAK-së në Pejë ka thënë se për shkak të pandemisë ky përvjetor jubilar është shënuar në mënyrë modeste.

“Sot është 20 vjetorin e Aleancës Dega në Pejë. Është përvjetor jubilar dhe në fillim të këtij manifestimi dua të kërkoj falje që kanë kontribuar me vite dhe nuk kanë mundur të jenë me ne. Mirëpo për shkak të situatës kemi qenë të detyruar ta mbajmë këtë tubim në mënyrë modeste.  Në një periudhë të rëndësishme e udhëhoqi Fatmir Gashi një prej themeluesve tanë. Respekt për ata që kanë shërbyer për Kosovën.  Dega jonë është në proces të zgjedhjeve dhe në këtë proces hovi na u ndal për shkak të pandemisë”, tha ai.

Ai ka thënë se vitin e ardhshëm AAK-ja do të jetë partia e parë në Pejë.

“Në po përgatitemi t’i mbrojmë qytetarët dhe vitin e ardhshëm të jemi më te gjitha ballafaqimet si parti e parë në Pejë”, tha ai.  

Në takim, në mesin shumë mirënjohjeve për kontribuuesit e këtij subjekti, numri një i AAK-së Ramush Haradinaj ka ndarë edhe Mirënjohje Post-Mortum, në këtë rast për të ndjerët, Riza Lluka, Riza Sapunxhiu, Haki Mulhaxha.

Të njëjta mirënjohje u ndanë edhe për aktivistë nismëtarë, Angjelina Bardhaj, Jahë Mulliqi, Aziz Krasniqi, Vahid Krasniqi, Rexhep Hyseni, Ali Kuka, Bexhet Rushiti, Isa Muqolli, Shefqet Osmani, Sefedin Përgjegjaj, Azem Selimaj dhe Shefqet Blakaj.

Të ngjashme