Haradinaj: Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi

Gjakovë | 02 Qer 2017 | 22:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN. ka takuar sot bashkëluftëtarët e tij nga Gjakova – veteranët e luftës së UÇK-së të këtij qyteti dhe të kësaj komune.

Haradinaj ka thënë se ishte kënaqësi bashkëbisedimi me ata, të cilët, ndër të parët e nisën frontin e lirisë në fshatrat përreth dhe që, si qytet, dha shembullin e madh të pjesëmarrjes masive, me vajzat dhe djemtë më të mirë, në luftën tonë për liri.

“Si gjithmonë, Gjakova dha shumë për lirinë e vendit, edhe në përmbylljen e shekullit te kaluar, por shteti ynë, deri më sot nuk e kreu obligimin e tij ndaj këtij qyteti”, ka thënë kreu i Aleancës.

Ai ka theksuar se Gjakova meriton trajtim dhe mundësi më të mëdha nga qeveria dhe shteti i Kosovës. “Këtë e pashë edhe një herë, po sot, në një takim tjetër që e pata me të rinjtë e këtij qyteti”.

“Ata janë resurs i çmuar i këtij vendi, që me të drejtë e duan mundësinë e tyre dhe meritojnë jetë më të mirë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre kudo në Evropë”.

Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi i munguar! Këtë do ta bëjmë bashkë, ka përfunduar Haradinaj.

Në mbrëmje, lideri i AAK-së ka mbajtur dhe një takim me të rinjtë e Gjakovës.

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Image may contain: 32 people, crowd

Image may contain: 2 people

Image may contain: 24 people, crowd and indoor

Image may contain: 15 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 8 people, people smiling, indoor

Të ngjashme