Haradinaj pranon letër falënderimi nga Albright

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar një letër falënderimi nga ish-Sekretarja Madeleine Albright.

Ai është shprehur i nderuar për këtë duke thënë se kjo dëshmon miqësinë speciale që ka Kosova dhe ShBA.

Haradinaj shtoi se Kosova është e bekuar pasi është në rreshtin e Amerikës.

Ja postimi i tij i plotë:

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës.

Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme