Haradinaj pranon Raportin e KE-së: Taksa mbetet deri në njohjen nga Serbia

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 18:08 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e pranimit të Raportit për Kosovën 2019 i Komisionit Evropian, raporton EkonomiaOnline.

Pavarësisht që Raporti e vë theksin tek taksa ndaj Serbisë, Haradinaj edhe në këtë takim tha se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake nuk do të hiqet, pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Mendojmë qe është koha me u deklarua Kosova dhe Serbia nëse jemi të gatshëm për njohje nëse ska gatishmëri për kufijtë ekzistues pa ndryshime rreth taksës”

Sa i përket gjetjeve të raportit, Haradinaj tha se javën që vjen do të mbledhë këshillin ndërministror për të analizuar raportin dhe se do të adresojnë gjetjen në këtë dokument.

“Në javën që vjen propozoj me ftua këshillin ndërministror deri atëherë me i bë edhe një analizë me i gjetë detyrat e shtëpisë edhe me i dhanë përgjigje. Ka te arritura të gjetura ka kritika për taksën megjithatë është raport në vlerësim që tregon  të arriturat dhe të gjeturat”, tha ai.

Shefja e BE-së, Natalia apostolova tha se Kosova ka bërë progres në disa fusha, por mbetet ende punë për t’u bërë.

” Kur bisedojmë për Kosovën raporti jep reflektim të qartë ku Kosova mbetet duke u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ky proces është proces i reformave në këtë kemi bërë analiza të ndryshme. Ka brenda shumë dokumenti që Kosova prezantohet si ‘gota është gjysmë e mbushur’”, tha ajo..

Ministrja e integrimeve evropiane Dhurata hoxha tha se konfirmohet prapë që Kosova ka plotësuar kriteret por bënë thirrje nga shtet të kenë një vendimmarrje për lëvizjen e lirë.

“Ne sot kemi pranuar raportin e vendit raport ky që pasqyron dhe udhërrëfyes se ku do të shkojmë. Pasqyron rezultatet jo vetëm të qeverisë pra për shtetin që përfshinë të gjitha institucionet dhe shoqërinë civile. Mendoj se ka shumë të arritura por edhe kemi rekomandime që na tregojnë rrugën se cilat reforma jemi duke i bëre mirë. Të gjithë e dimë se duhet të vazhdojmë të fuqizojmë ligjin’, tha ajo.

Të ngjashme