Haradinaj: Premtimet e mia për rastin Dehari do të kthehen në veprime konkrete

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 19:17 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyrën e tij prindërit e Astrit Deharit, i cili vdiq një vit më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Haradinaj tha se është i interesuar për zbardhjen e këtij rasti dhe theksoi se premtimet e dhëna për rastin në fjalë shumë shpejt do të kthehen në veprime konkrete.

“Në takimin me prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, bashkëbiseduam për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit. Të gjitha premtimet e mia për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme