Haradinaj premton mbështetje për Gjakovën

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 15:23 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për vizitë pune, sikur e ka quajtur ai, në Komunën e Gjakovës.

Ai ka takuar kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, i cili vjen nga partia e tij. Më pas në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, ai ka mbajtur një tubim me personalitete kulturore dhe sportive, si dhe me biznesmenë të këtij qyteti.

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, tha se Gjakova ka nevojë për një sërë projektesh. “Kemi biseduar për qeverisjen lokale, i kushtuam rëndësi shkallës së transparencës, i kushtuam vëmendje testit PISA dhe përgjegjësitë që dalin për komunat. Kemi folur për partneritet për gjendjen në shëndetësi”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pohoi se definimi i zonës së biznesit është plani tjetër në të cilën do mbështetet komuna e Gjakovës do të mbështetet nga qeveria.

“Kemi biseduar për problemet e sipërmarrëseve, nuk është definuar gjendja e kapaciteteve, e kemi diskutuar zonën e biznesit dhe kur komuna bien planin ne do ta aprovojmë”.

Ai deklaroi se ka në plan që t’iu ofrojë mbështetjen e tij këtyre personaliteteve, për avancimin e veprimtarive të tyre, por ka nevojë të dijë se cilat janë shqetësimet kryesore që ata kanë.

Mes tjerash, kreu i Qeverisë paralajmëroi se në vitin 2018 do të ndërtohet autostrada Gjakovë-Klinë, e cili do të jetë investim i huaj.

Ai po ashtu premtoi mbështetjen e Qeverisë për ndërtimin e kampusit universitar dhe Stadiumin e Qytetin në Gjakovë.

Të ngjashme