Haradinaj premton rrugë me katër korsi Klinë-Gjakovë

Gjakovë | 12 Tet 2017 | 20:04 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë dhe i Aleancës, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi zgjedhor në Skivjan të Gjakovës, ka premtuar mbështetje për këtë rajon.

Haradinaj tha se tani që drejton Qeverinë e Kosovës, ndihet më i lirë për të folur për përkrahjen buxhetore për arsimin, për bujqit e fermerët, rsi dhe përkrahjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Për këtë ju garantoj”, tha ai.

Mes tjerash, gjatë tubimit me gjakovarët, Haradinaj tha se një buxhet që Qeveria e kaluar nuk ka ditur nga ta çoj, kanë vendosur ta ndërtojnë rrugën nga Klina deri në Gjakovë.

“Do të jetë rrugë e gjerë me katër korsi dhe me këtë Gjakova, kjo trevë, do të jetë në qendër të Kosovës”.

“Kjo është një lehtësi e madhe për ekonominë, është një lehtësi e madhe për krejt zhvillimin”, theksoi ai.

Rrugë të tjera që do të ndërtohen, sipas shefit të Qeverisë, do të jenë ajo prej Istogut deri në Prizren, që do të kalojë nëpër Pejë, Deçan e Gjakovë. “Është një rrugë që po ashtu në 2019-tën do të fillojë”.

Ai ka premtuar kujdes dhe trajtim për të gjithë lumenjtë e përroskat sado të vogla qofshin në Dukagjin. “Kjo është pasuria më e madhe që e kemi”.

E kandidati për të drejtuar Komunën e Gjakovës, Ardian Gjini, në këtë tubim në Skivian, tha se lista e AAK-së për kuvendin e këtushëm komunal është lista më e mirë.

Gjini tha se pret përkrahje për projektet e tij, tani që në krye të Qeverisë ka ardhur Ramush Haradinaj. “Për punën e Haradinajt do të marrë vesh krejt Kosova”, u shpreh ai.

Fotot: © Ekonomia Online

Lexo më shumë:

Të ngjashme